Ballina Sport “Shefi” i gjyqtarëve në Itali flet për penalltinë

“Shefi” i gjyqtarëve në Itali flet për penalltinë

22
0

Kryesori i gjyqtarëve në Itali, Gianluca Rocchi, jep verdiktin e tij mbi polemikën VAR në ndeshjen Milan – Lazio që përfshinte Strahinja Pavlović dhe Alessio Romagnoli: “Vendimi i duhur ishte goditja nga këndi”.

Gjyqtari dhe VAR-i irrituan Lazion në ndeshjen e fundit të Serie A kundër Milan, pasi “Biancocelesti” ndienin se iu mohua një penallti për prekje me dorë të Pavlović në minutat e fundit.

Gjyqtari Giuseppe Collu u udhëzua të shikonte incidentin në monitorin pranë fushës. Ai vuri re se Pavlović kishte prekur topin me bërryl nga një kokëgoditje e Romagnoli, por gjithashtu konstatoi një faull ndaj Pavlović në aksionin e mëparshëm.

Prandaj, loja u rifillua me një goditje dënimi për Milan, duke bërë që Lazio të bojkotojë konferencat për shtyp pas ndeshjes si një shenjë proteste.

Reagimi i vetëm i Lazios ndaj vendimit të arbitrit ishte një foto e incidentit në rrjetet sociale, e shoqëruar me përshkrimin: “Na vjen keq që nuk mund të shkojmë në sallën e shtypit këtë mbrëmje, por le të flasin imazhet për ne”.

Zyrtari i arbitrimit të Serie A, Rocchi, rishikoi vendimin dhe shpjegoi për “DAZN” (përmes “TMW”) se ku gjyqtari dhe VAR-i gabuan.

“Incidenti meritonte një kontroll 15-sekondshe”, tha Rocchi.

“Nuk ishte penallti, por nuk është as faull për ekipin mbrojtës. Vendimi i duhur ishte goditja nga këndi”, tha ai tutje.

Lazio dhe Milan do të përballen sërish këtë të enjten në një ndeshje të Rrethit të 16 të Coppa Italia në “Stadio Olimpico” në Romë.