Ballina Sport Tre yjet që pritet të largohen nga Barcelona në verë

Tre yjet që pritet të largohen nga Barcelona në verë

27
0

Treshja e Barcelonës, Ronald Araujo, Marc Casado dhe Andreas Christensen thuhet se mund të largohen nga klubi verën e ardhshme.

Mediumit The Athletic ka publikuar një artikull gjatë ditës së sotme, ku raporton se gjatë verës pritet të ketë disa largime të rëndësishme nga Barcelona, ku tre emra janë më të përfolurit.

“Njëri prej tyre është Ronald Araujo. Qendërmbrojtësi nënshkroi një kontratë afatgjatë me klubin në janar 2025, por reprezentuesi uruguaian ka pasur vështirësi në fushë.

Dikur i konsideruar si shtylla kurrizore e së ardhmes së Barcelonës, ai është kritikuar ashpër në klub për performanca të këqija në netët e mëdha evropiane, të cilat presidenti Joan Laporta i quajti të padrejta. Të hënën, Barcelona i dha Araujos një pushim”, thuhet fillimisht në njoftimin e The Athletic.

“Një emër tjetër është Marc Casado. Ai u fut në ekipin e parë sezonin e kaluar në një formë spektakolare, duke shkëlqyer si mesfushori mbrojtës i Barçës në ndeshje të mëdha si fitorja 4-1 kundër Bayern Munich dhe fitorja 4-0 kundër Real Madrid në Santiago Bernabeu. Megjithatë, tani duket se ka humbur një pjesë të madhe të besimit që Flick kishte tek ai”.

“Andreas Christensen do të përfundojë kontratën e tij edhe verën e ardhshme – dhe nuk ka pasur shenja të një zgjatjeje të mundshme.

Reprezentuesi danez, 29 vjeç, ka luftuar për të gjetur qëndrueshmëri, pasi ka kaluar periudha të gjata të dy sezoneve të fundit i lënduar.

Christensen merr një pagë të konsiderueshme tani, shifra që Barca nuk mund t’i përballonte për një lojtar me rotacion në skuadrën e tyre”, mbyllet njoftimi i mediumit të njohur.

Me shitjen e dy të parëve, Barcelona synon të fitojë rreth 80-100 milionë euro, të cilat do t’i investojë në përforcime të reja.