Ballina Sport Vazhdojnë sulmet nga madrilenët: De Burgos, arbitri më i keq kundër Realit

Vazhdojnë sulmet nga madrilenët: De Burgos, arbitri më i keq kundër Realit

22
0

Madrilenët të tërbuar me arbitrin. Një monolog i lodhshëm i RMTV, i cili ka shoqëruar gjithë kohën e pas ndeshjes me Gironën. Të gjithë të korruptuar, duke nisur nga arbitri De Burgos (për ironi të fatit do drejtojë ndeshjen e së martës Barcelona-Atletiko Madrid) e duke përfunduar tek VAR-i.

“LaLiga po korruptohet. Real Madridit i janë hequr katër pikë për shkak të vëllezërve Negreira.

De Burgos është një nga gjyqtarët me rekordin më të shëmtuar kundër Realit të Madriditit. Ka një parregullsi sepse VAR nuk e thërret gjyqtarin. Ndodhi në Vajekas dhe ndodhi në Girona.

Dhe ndodhi vitin e kaluar kur Reali ishte gjashtë pikë përpara Barcelonës.

Kishte incidentin e Espanjol, incidentin e Pamplonës, dhe ka ndodhur përsëri këtë vit.

Pavarësisht nëse Real Madridi nuk po luan mirë, realiteti është se gjyqtarët po e ngatërrojnë më shumë ata që duhet të marrin vendime mungojnë dhe presidenti i tyre i justifikon ata. Dhe kush është nënkryetari i Federatës? Javier Tebas”.

Këto kanë qenë disa nga sulmet e RMTV ndaj sistemit të arbitrimit në përgjithësi dhe polemikave të Gironas në veçanti