Ballina Kosovë Veprimtari e gjerë kriminale/ Arrestohet shtetasi suedez në Kosovë, në kërkim ndërkombëtar,...

Veprimtari e gjerë kriminale/ Arrestohet shtetasi suedez në Kosovë, në kërkim ndërkombëtar, iu gjet 52 mijë euro dhe…

20
0

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një shtetas suedez i cili ishte në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet për veprimtari të gjerë kriminale, përfshirë pjesëmarrje në grup të organizuar, trafikim të armëve, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje identiteti.

Sipas Policisë, i dyshuari me inicialet A.B ka vepruar si drejtues i një grupi kriminal që merrej me blerjen dhe shitjen e armëve dhe municionit, ndërsa dyshohet se ka falsifikuar dokumente zyrtare me qëllim mashtrimi.

Gjatë bastisjes në vendin ku qëndronte i dyshuari, policia ka sekuestruar mbi 52 mijë euro, dokumente të dyshuara të falsifikuara, disa telefona, pajisje elektronike, një orë Rolex dhe një veturë. Ndërkohë, nga një operacion i mëhershëm në vitin 2023, i lidhur me të njëjtin rast, ishin sekuestruar 20 armë të tipit AK-47, 20 karikatorë, automjete dhe dokumente të tjera të rëndësishme.