Ballina Dossier 80 vjet nga zgjedhjet me gogla

80 vjet nga zgjedhjet me gogla

19
0

Nga Kastriot Dervishi 

Më 2 dhjetor 1945 u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Ato u zhvilluan në imitim të zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese Jugosllave.

Votohej (gogëlizohej në fakt) në bazë liste në 10 prefekture. Votuesi nuk shprehte vullnetin me fletë votimi, por me gogla. Ishin dy kuti, njëra e Frontit Demokratik, i cili drejtohej nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste, Enver Hoxha dhe tjetra, pa emër, e cila luante funksionin e votës kundër, por pa votuar kënd tjetër. Kjo quhej “kutia e zezë” dhe në fund kishte një llamarinë.

Pra o Fronti (PKSH-ja) o s’kishte tjetër. Ai që votonte kundër identifikohej nga zhurma dhe regjistrohej si kundërshtar. Për një vit, Partia Komuniste kishte zhdukur kundërshtarët e saj kryesorë politikë, duke i vrarë, futur në burgje dhe detyruar të arratiseshin.

Në vitin 1946 do dënonte edhe opozitën e mbetur, vetëm pse kërkoi te misionet e huaja shtyrjen e zgjedhjeve.

Me gogla u votua deri në vitin 1950. Për herë të parë në vitin 1945 votuan (gogëlizuan) edhe gratë.