Ballina Kosovë Ambasada e SHBA-së reagon pasi KQZ refuzoi çertifikimin e Listës serbe: Përpjekjet...

Ambasada e SHBA-së reagon pasi KQZ refuzoi çertifikimin e Listës serbe: Përpjekjet e VV-së, veprime përçarëse

5
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar ndaj përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, duke i cilësuar ato si të gabueshme dhe përçarëse.

Në një deklaratë publike, Ambasada theksoi se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike, ndërsa çdo veprim që pengon këtë proces cenon stabilitetin e vendit.

Ambasada paralajmëroi se veprime të tilla ndikojnë negativisht edhe në interesat amerikane në Kosovë, përfshirë rifillimin e dialogut strategjik mes dy vendeve, i cili synon të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi për bizneset amerikane dhe kosovare.

Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të ngushta në vizion dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje t’i ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet në një reagim të ambasadës në Facebook.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.