Ballina Sport Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik

Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik

12
0

Lotët e Flick me sa duket bëjnë efekt, me djemtë e tij që reagojnë dhe sigurojnë një fitore të madhe përballë Atletico Madrid, një sukses 3-1 me përmbysje që i lejon të arratisen në krye në kuotën e 37 pikëve, për momentin +4 në raport me Real Madrid. Në “Camp Nou”, Atletico Madrid i kapi “mat” në minutën e 19-të, me një kundërsulm të shpejtë, ku pozicioni jashtë lojë i Flick nuk funksionoi.

Baena me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë, por u desh pak kohë për të festuar plotësisht pasi gjyqtari i takimit u detyrua të rishikonte aksionin në VAR. Të shtyrë nga tifozët, Barça reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të, Pedri futi një top fantastik në zonë për Raphinha, me brazilianin që tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 1-1. Pak minuta më vonë, Dani Olmo fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por nga pika e bardhë Robert Lewandowski gjuajti aq kaq sa e dërgoi topin në tribunë, për fat Hansi Flick as që e mori mundimin të shihte ekzekutimin e polakut.

Në fraksionin e dytë, Barcelona mori kontrollin total të lojë dhe në minutën e 64-ët, Dani Olmo me një veprim shumë të bukur në zonë përmbysi rezultatin në 2-1 duke bërë që tifozët në “Camp” Nou të shpërthenin në festë. Goli i tretë dhe i qetësisë erdhi vonë, në minutën e 96-të, me Ferran Torres që mbylli llogaritë me Atletico Madrid.