Derbi i takon Dinamos. Dinamovitët triumfuan me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Tiranës, në sfidën e luajtur në “Air Albania”.
Te dinamovitët shkëlqyen me dopietë Qardaku dhe Bregu, ndërsa realizuar nga një gol edhe Guindo e Vila. Te bardheblutë “tundën rrjetën” Raphael dhe Tare.
Ekipi i Dajës renditet në vendin e katërt me 23 pikë. Të besuarit e Nuhiut mbyllin klasifikimin.







