Ballina Kronika DURRES/ Konflikti në fshatin Qerret përfundon me plagosje, policia në kërkim të...

DURRES/ Konflikti në fshatin Qerret përfundon me plagosje, policia në kërkim të autorit

28
0

Një konflikt i çastit në fshatin Qerret ka përfunduar me plagosjen e një 41-vjeçari, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, kur shtetasi E. S. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin H. Sh., 41 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e Policisë po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.