Ballina Ekonomia Dyfishohet shitja e banesave/ BSH: Rreth 2 mijë prona të shitura në...

Dyfishohet shitja e banesave/ BSH: Rreth 2 mijë prona të shitura në pjesën e parë të vitit

15
0

Shiten më shumë banesa përgjatë këtij viti..Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  në periudhën janar-qershor numri  total  i  pronave  të raportuara të  shitura ishte 1959 me  rritje  të  ndjeshme nga një gjashtëmujor më  parë periudhë gjatë së cilës u shitën vetëm 863 pasuri të paluajtshme.

Nëse bëjmë një vlerësim të viteve të fundit verëhet se  niveli i shitjeve është ndjeshëm mjaft i lartë edhe nëse krahasimi bëhet me mesataren afatgjatë prej 823 pronash të shitura në çdo periudhë që nga viti 2013.

Ndërsa sipas agjensive numri mesatar i pronave të shitura u rrit në 11  nga 5 që ishte më herët.

Interes të shtuar në gjashtë mujorin e parë për të blerë prona në Shqipëri kanë pasur edhe të huajt. Sipas Bankës së shqipërisë rreth 15% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së.

Më shumë se gjysma e pasurive të paluajtshme kryesisht banesaB janë shitur me kredi bankare.Rezultojnë se janë 58% e  pronave për  banim  dhe  e  atyre  për  përdorim  tregtar  që janë blerë me hua bankare.

Agjentët imobiliarë parashikojnë që çmimet e banesave në vijim do të jenë të qëndrueshme  dhe gati gjysma e tyre vlerësojnë se do të ketë rritje të çmimeve.Pesha e atyre që presin ulje çmimesh është thuajse e papërfillshme .

Apartamentet në Shqipëri  janë shtrenjtuar edhe gjatë këtij viti sipas Bankës së  në periudhën janar-qershor 2025 apartamentet  kanë pasur një rritje mestare të  çmimeve  me  41.7 % në krahasim me një vit më parë.Ndërkohë në kryeqytet rritja e çmimeve ka qenë e moderuar dhe ka pësuar një rritje me 32%. Shtrenjtimi i pronave sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë është udhëhequr nga çmimet e larta  kryesisht përgjatë  bregdetit, të cilat kanë rezultuar edhe më të larta se në Tiranë./abcnews