Ervin Salianji foli për gazetarët, jashtë sallës ku u mbajt takimi me demokratët në Durrës.
Salianji theksoi se qëllimi i këtij takimi është vetëm ringritja dhe zgjimi i PD-së.
Sipas tij, PD duhet të kthehet te njerëzit dhe te bashkëbisedimi pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
“Është salla plot dhe ka njerëz jashtë. Cilitdo prej politikanëve dhe ata të PD të kthehen te njerëzit. Te kafetë, te takimi, te bashkëbisedimi për të bërë të mundur zgjimin e PD ringritjen e PD.
Do jem në çdo takim që do më kërkojnë demokratët. Për të dëgjuar, bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendimet se si Partia Demokratike bëhet më e fortë dhe alternativë që e mund Edi Ramën dhe qeverisjen e PS-së.
Eshtë një takim ku janë gjitha strukturat e PD dhe lista më e votuar e Durrësit. Deputetët janë në Këshillin Kombëtar, është menduar nga organizatorët që të jetë format ku flitet hapur dhe qartë dhe për të çuar mendimin aty ku duhet.
Vetëm qëllimi është i çdo takimi, ringritja dhe zgjimi i PD. Interesi publik dhe sidomos opozitar i PD-së”, tha ai.







