Ilirjana Kuçana, në A2CNN, deklaroi se ka një ftesë nga Ervin Salianji për në foltore, por theksoi se nuk do ta pranojë atë.
“Të jem e sinqertë, unë e kam një ftesë për të qenë te ky takim. Në gjykimin tim s’ka asgjë të keqe kur takohen demokratët. Unë, për shkak të axhendës, kam një aktivitet të cilin e kam në orën 5:00 dhe është e pamundur që unë të mund të arrij, dhe nuk do të jem. Kam marrë një ftesë për të qenë prezent. Nëse në atë sallë ndodhen demokratë, nuk ka asgjë të keqe për të shkuar dhe për t’i dëgjuar dhe për t’i takuar demokratët. Kjo është detyra jonë, për të takuar demokratët, për t’i dëgjuar demokratët, për t’ju kërkuar falje demokratëve. Ne duhet t’u kërkojmë falje. Ne duhet të jemi të përulur përpara demokratëve. Demokratët të cilët i kanë qëndruar Partisë Demokratike në 13 vite betejë, janë në opozitë. Demokratët të cilët nuk luftojnë për karrigen e tyre personale, demokratët të cilët e kanë në shpirt Partinë Demokratike. Demokratët të cilët edhe Partia Demokratike pa logo, pa vulë, pa seli, ne arritëm të merrnim 500 000 vota dhe ne duhet t’u kërkojmë ndjesa atyre dhe duhet të jemi pranë çdo demokrati”, tha Kuçana.
Kur u pyet nëse mungesa e saj në foltoren e Salianjit është çështje besnikërie ndaj Sali Berishës, Kuçana u përgjigj: “Unë mendoj që besnikërinë në radhë të parë e kam ndaj Ilirjana Kuçanës. Integriteti im, dinjiteti im vlen më shumë se gjithçka tjetër. Pas Ilirianës, unë e kam besnikërinë ndaj demokratëve, ata të cilët më kanë zgjedhur dhe më kanë besuar për të qenë anëtare e Këshillit Kombëtar. Kam qenë e propozuar nga Sali Berisha për të qenë anëtare Kryesie. Kam humbur për pesë vota. Pra, është një vlerësim i madh që më kanë dhënë demokratët dhe ajo çka ne duhet të bëjmë sot është që ne shtëpisë tonë nuk mund t’i hedhim gurë. Absolutisht”.







