Ballina Aktualitet Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin, si parashikohet...

Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

27
0

Moti i së mërkurës pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë një ditë me vranësira mesatare deri në të dendura në shumë zona të vendit.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet nga i ulët në mesatar, ndërsa në Alpe dhe zonat malore të verilindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet deri në 18 m/s.

Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, valëzimi i detit do të jetë mes forcës 2 deri në 4 ballë.