Magnati i turpëruar i hip-hopit amerikan Sean Diddy Combs kritikoi një seri të re dokumentare të Netflix për veten e tij si një “hit të turpshëm” i cili përdori “pamje të vjedhura që nuk u autorizuan kurrë për publikim”, raporton CNN.
Duke cituar zëdhënësen e Combs, Juda Engelmayer, media tha se Combs – i cili u dënua këtë verë për akuza të lidhura me prostitucionin, e kishte filmuar veten për “dekada” për një dokumentar të mundshëm, transmeton KosovaPress.
Pamjet e shikuara në serinë e re të Netflix u filmuan vetëm pak ditë para arrestimit të tij në shtator 2024, tha Engelmayer.
“Duhet të gjejmë dikë që do të punojë me ne, i cili ka punuar në bizneset më të ndyra”, thotë Diddy, tani 56 vjeç, në fillim të trailerit të serisë Sean Combs: The Reckoning.
Avokatët e Diddy lëshuan një letër ndërprerjeje për Netflix duke kërkuar që seria dokumentare të mos publikohet.
Seria e Netflix, e prodhuar nga rivali i tij i hershëm, reperi Curtis “50 Cent” Jackson, zbulon “akuza tronditëse” pas Diddy dhe perandorisë së tij Bad Boy, sipas përshkrimit të serisë.
Pasi u dënua në korrik për transport për t’u angazhuar në prostitucion, Diddy u dënua me katër vjet e dy muaj burg.







