Ballina Editorial Rama në qerthullin amerikan, Berisha po e mban Shqipërinë peng, vendi drejt...

Rama në qerthullin amerikan, Berisha po e mban Shqipërinë peng, vendi drejt një zgjidhje teknike të pashmangshme

0
28

Nga Albert Zadrima

Edi Rama nuk e sulmon SHBA-në kot.
Nuk është “lapsus”, as “humor i zi”, as batutë.

Është panik.
Është frika e një njeriu që e di shumë mirë se dosjet që ka hapur vetë me duart e tij, nga McGonigali te Bilali, po i mbyllen nga dikush tjetër.
Dhe jo nga ndonjë gazetar shqiptar i trembur, por nga Amerika e Donald Trump, që po rikthehet me një axhendë tjetër, më të ftohtë dhe shumë më të pakompromis.

Rama e di fare mirë këtë:
SHBA të fal shumë gjëra, por nuk të fal kur tenton t’i përdorësh, t’i mashtrosh dhe t’i njollosësh.

Dhe Rama pikërisht këtë ka bërë për vite me radhë.
• Ka përdorur Washington-in për të mbyllur gojët e opozitës.
• Ka përdorur emrin e SHBA-së për të justifikuar goditje selektive.
• Dhe në fund, si një aktor që humbi kontrollin e skenës, i ka dalë kundër pikërisisht partnerit që e mbante në këmbë.

Intervista te “Die Presse” s’është gjë tjetër veçse dezertimi i tij nervoz:
sulmon Amerikën, synon Trump-in, tallet me fuqinë e tyre, ndërkohë që dosjet e tij penale janë në tryezën e atyre që ai po ofendon.

Kjo nuk është strategji.
Kjo është vetëvrasje diplomatike.

Rama nuk mund të jetë më Kryeministër. Loja po kalon nga paralajmërimi te ekzekutimi politik.

Faktet janë të ftohta:

• Dosja McGonigal është dosje e hapur në SHBA
• Dosja “Nusja e Bilalit” është e dokumentuar
• Afera e parave të pistat, koncesionet dhe trafiku i ndikimit nuk janë më thashetheme lokale
• Retorika antiamerikane nuk është lapsus, është llogaritur, llogari e gabuar
• Trump nuk ka ndërmend të tolerojë një lider që ka përdorur Administratën Biden si çadër politike.

Washington-i do t’i tregojë vendin Ramës, jo për arsye politike, por për arsye morali të shtetit amerikan:
të korruptuarit nuk mund të luajnë me emrin e Amerikës.

Kjo goditje po vjen. Ka nisur. Po përshpejtohet.

Por ja pengesa më e madhe: Sali Berisha.

Këtu ngec axhenda amerikane.
E thjeshtë dhe e dhimbshme:
si mund të largosh një kryeministër të inkriminuar, kur opozita është në dorën e një lideri të shpallur “Non Grata” nga e njëjta SHBA?

Berisha është pengesë objektive.
Nuk e duan në Washington. Nuk e pranojnë në Bruksel.
Dhe kur nuk e pranon Amerika, nuk qeveris dot Shqipërinë.

Me Berishën në opozitë, projekti për të larguar Ramën nuk funksionon.
E thjeshtë.

Kjo është arsyeja pse vendi po hyn në skenar të ri:
qeveri teknike në 2026.

Një zgjidhje e detyruar.

Pse qeveri teknike?

Sepse:
• Rama është i korruptuar, i kompromentuar dhe i papranueshëm në raport me SHBA-në.
• Berisha është i shpallur “Non Grata” dhe nuk ka besueshmëri ndërkombëtare.
• Shqipëria nuk mund të ngelet peng i dy njerëzve që kanë mbytur çdo shpresë për ndryshim.
• Axhenda amerikane kërkon stabilitet, jo kaos personalitetesh të dështuar.

Kjo nuk është teori.
Kjo është informatë, trend dhe logjikë politike.

Këtu nuk ka militantizëm, nuk ka tifozllëk, nuk ka servilë.
Këtu ka logjikë të pastër:
kur dy liderë konsumohen, sistemi i hedh të dy anash.

Dhe sot Shqipëria ka pikërisht këtë situatë:
një kryeministër që ka nisur të humbasë kontrollin dhe një opozitë të bllokuar nga egoja e një lideri që s’mund të jetë më pjesë e lojës.

Shqipëria është më e madhe se Rama.
Opozita është më e madhe se Berisha.
Shteti është më i madh se dy dosjet e tyre të pafund.

Dhe kur Amerika ndërhyn, mbyllet kapitulli i vjetër.
Nuk pyet për emra, nuk pyet për histori personale.
Pyet vetëm: kush e mban peng reformimin e vendit?

Dhe përgjigjja sot është e trishtë, por e qartë:
Të dy.

Ndaj 2026-a do jetë viti i dritës, jo sepse ata ikin vetë, por sepse realiteti ndërkombëtar do t’i detyrojë të ikin.