Ballina Politika Salianji nisi Foltoren nga Durrësi, Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës, çdo mbledhje...

Salianji nisi Foltoren nga Durrësi, Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës, çdo mbledhje jashtë forumeve është private

0
29

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në Euronews Albania, ndërsa në të njëjtën kohë Ervin Salianji zhvillonte një takim me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si i duket ky takim, Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

Milori e pyeti nëse kjo ndarje mund të jetë shqetësuese për bazën dhe demokratët, ndërsa Bardhi tha se PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbeshtes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: (çdo mbledhje jashtë forumeve është private). PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve.

Gazetarja Milori e pyeti më tej se nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, si do ta sqaronte bazën.

Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje.

“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, tha ai.