Ballina Politika Salianji zbret në bazë, nis takimet me strukturat në Durrës. Cilët janë...

Salianji zbret në bazë, nis takimet me strukturat në Durrës. Cilët janë drejtuesit lokalë që iu bashkuan

53
0

Ervin Salianji ka mbajtur një takim entuziast me anëtarët e Partisë Demokratikë në Durrës.

Pavarësisht se Berisha kishte kërkuar bojkotimin e takimit të Salianjit, Dega e PD-së së Durrësit nuk i është bindur.

Salla në të cilën është mbajtur takimi i Salianjit, është mbushur plot.

Takimit i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm drejtuesish lokalë dhe figura të njohura të PD-së në qark.

Mes pjesëmarrësve ishin kryetari i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-drejtues i Foltores, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës, Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës, Arlind Boshku; sekretari organizativ, Nikolin Radovani; si edhe Luan Hoti, kryetari i fundit i zgjedhur me votë.

Në takim morën pjesë gjithashtu drejtues strukturash, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite, si dhe pjesa dërrmuese e drejtuesve të grupseksioneve.

Deputetët më të votuar të Qarkut të Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndreca Pjetri, ishin gjithashtu pjesë e mbledhjes. Aktualisht, Dega e Durrësit nuk ka kryetar të zgjedhur.

Kujtojmë se Ervin Salianji u bë qendër e vëmendjes pasi mblodhi në një takim disa nga më të votuarit në primaret e PD-së dhe kandidatë të listës së hapur që nuk arritën të sigurojnë një mandat deputeti më 11 maj.

Ky takim u përfol si një kryengritje brenda PD-së kundër Sali Berishës ndërsa mbetet për tu parë se cilat do të jenë lëvizjet e ish-deputetit Salianji.