Ballina Aktualitet SPAK drejt arrestimeve për tenderat shumëmilionësh të AKSHI-t

SPAK drejt arrestimeve për tenderat shumëmilionësh të AKSHI-t

33
0

Një hetim i SPAK i nisur kohë më parë pritet të finalizohet me arrestime të personave që kanë abuzuar me tenderat shumëmilionësh të AKSHIT. Përgjatë javëve të fundit janë thirrur dhe marrë në pyetje zyrtarë të AKSHIT dhe drejtues të institucionit. Mësohet se po hetohen disa tendera, për të cilët ka pasur ankesa, por më pas ankesat janë tërhequr.

Për momentin, klienti kryesor i AKSHIT është biznesmeni Ermal Beqiri, i cili ka fituar pjesën e luanit në tendera. Ndërsa, është marrë në pyetje edhe nga SPAK. AKSHI është një institucion i vënë në qendër të akuzave dhe madje një prej ish-zyrtarëve të saj, Daniel Shima, u zhduk në mënyrë të dyshimtë për 10 orë me radhë ku mendohet të jetë mbajtur peng nga një grup kriminal në Elbasan.