Ballina Bota Trumpi thotë se ka anuluar faljet e Bidenit të nënshkruara me autopen

Trumpi thotë se ka anuluar faljet e Bidenit të nënshkruara me autopen

29
0

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka anuluar të gjitha faljet dhe uljet e dënimeve të dhëna nga Joe Biden që janë nënshkruar me autopen, një pajisje që riprodhon nënshkrimin. Ai tha se dokumentet janë të pavlefshme dhe pa efekt ligjor.

Por sipas ekspertëve të së drejtës kushtetuese, Trump nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të zhbërë faljet e një presidenti tjetër. Studiuesja Bernadette Miller nga Universiteti Stanford theksoi se faljet mbeten të vlefshme, pavarësisht mënyrës së nënshkrimit.

Sipas raportimeve, Biden ka dhënë mbi 4,200 akte faljeje, shumica ulje dënimesh, dhe ka përdorur autopen sikurse presidentë të tjerë në të kaluarën. Kushtetuta e SHBA-së nuk kërkon nënshkrim me dorë dhe nuk parashikon mënyrë për të anuluar faljet pasi ato jepen.

Ekspertët dhe faktkontrolluesit e PolitiFact e cilësuan deklaratën e Trump-it si politikisht simbolike, pa pasoja reale ligjore.