Ballina Aktualitet AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me...

AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë!

15
0

AKU ka bllokuar sot dy ngarkesa me misër që po vinte nga Serbia, pasi ka rezultuar se është i infektuar me Aflatoksinë. Ngarkesë që shkonte deri në 51 ton në total. Këtë e bën të ditur në një njoftim për mediat nga AKU. Njëra prej ngarkesave është kthyer mbrapsht, kurse tjetra është bllokuar këtu.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se në zbatim të legjilacionit në fuqi dhe Planit Vjetor të Kontrolleve Zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufuar  ka kryer mostrimin në dy ngarkesa me misër, ushqim për kafshë, të ardhura nga Serbia, të cilat pas kryerjes të analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1.

Për këtë arsye, njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar me destinacion asgjesimin.

AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.