Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet se është penguar në bordurat e rrugës dhe pasi është rrëzuar ka ndërruar jetë.
Ambulanca ka shkuar në vendngjarje, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.







