Ballina Europë Rrëzohet një helikopter në Itali, një i vdekur dhe tre të lënduar

Rrëzohet një helikopter në Itali, një i vdekur dhe tre të lënduar

23
0

Një helikopter privat me katër persona në bord u rrëzua mëngjesin e sotëm në zonën Le Prese, në komunën e Lanzadës, provinca e Sondrios, Itali.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, në bord ndodheshin punëtorë të angazhuar në pastrimin e mbeturinave pas rrëshqitjes së tokës që preku zonën disa javë më parë.

Dy ekipe shpëtimi nga ajri u dërguan në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.

Zjarrfikësit njoftuan se një person humbi jetën, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Sipas hetimeve të para, helikopteri goditi një degë, duke shkaktuar një rrotullim të mjetit, por piloti arriti ta ulë helikopterin, duke shmangur pasoja më të rënda për pjesën tjetër të ekuipazhit.

Përveç viktimës, tre persona të tjerë pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan tek ekipet e shpëtimit. Njësia Alpino e Gardës së Financës ka vënë nën sekuestro zonën ku ndodhi aksidenti.