Ballina Kronika Tentoi të hyjë në Shqipëri me 240 mijë euro, ndalet 36-vjeçari në...

Tentoi të hyjë në Shqipëri me 240 mijë euro, ndalet 36-vjeçari në Rinas

30
0

Efektivët e Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave të mëdha të parave në këtë pikë të kalimit kufitar.

Gjatë kontrolleve të imtësishme u bë i mundur zbulimi i një sasie të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Policia bën me dije se shtetasit me iniciale G. S. iu gjetën 240 000 euro. 36 vjeçari, banues në Krujë, tentoi t’i fuste paratë në territorin e Shqipërisë pa i deklaruar sipas kërkesave ligjore u procedura penalisht.

Shuma prej 240.000 eurosh u sekuestrua ndërsa rasti iu referua Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 36-vjeçarit në gjendje të lirë.