Ballina Politika Aleatët kritika Berishës, Alimadhi: PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe...

Aleatët kritika Berishës, Alimadhi: PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi

19
0

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, vijon kritikat në drejtim të Sali Berishës se ka lënë mënjanë aleatët. I ftuar në Report Tv, Alimadhi thotë se kreu i PD i trajton aleatët ca si të nënës dhe ca si të njerkës. Më tej ai thotë se Berisha duhet t’i vlerësojë më shumë aleatët sepse ata japin kontribut dhe vota që shkojnë për Partinë Demokratike dhe jo në këmbim të marrin tallje dhe padrejtësi.

“Ajo çfarë më shqetëson është raporti politik i bashkëpunimit, produkti shkon te PD. Ju i merrni këto vota por silluni më mirë me aleatët, jo një pjesë i trajton si të nënës disa të njerkës. Është e vështirë për ta trajtuar bashkëpunimin me PD. Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit janë dy subjekte politike që i kanë dhënë vendit, kanë kontribut në proceset e saj, kanë luftuar në ide, kundër komunizmit. Lëvizja politike që ka bërë Balli Kombëtar, ka gati 6 mijë dëshmitarë të vrarë në luftën e dytë botërore. Kemi kontribuar në procese demokratike, e vendit, e duam vendin, i kemi dhënë edhe dëshmorë këtij vendi, nuk presim tallje, padrejtësi, por e themi atë që kemi. Ata që kemi dhënë e kërkojmë”, tha Alimadhi.

 

Alimadhi thotë se një pjesë e aleatëve nuk mund të japin 100% dhe në këmbim të mos marrin asnjë përqindje.

“Unë jam opozitar, do ta japësh kontributin aty ku duhet, sepse duhet ta peshosh. Bashkëpunimi duhet shtrirë në nivel lokal, ne kemi kryetar rrethesh, kemi anëtarësi, kemi votues, por jo duke mos i pyetur ata fare. Ne e bëjmë fushatën për ti grumbulluar votat tek PD. PD e merr kontributin tonë dhe ne po japim mendim se si duhet të bashkëpunojmë. Pastaj bashkëpunimi nuk vjen duke e copëzuar, bashkëpunimi është frymë. Nëse unë do e mirëprisja për 22 vite bashkëpunim politik, do kisha tjetër qasje. Nëse ti do më respektosh njëherë, unë do mundohem 2 herë. Por jo të jap 100% dhe mos të marrë asnjë % prej saj”, tha Alimadhi.