Ballina Lifestyle Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e...

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

20
0

Eric Trump, i cili menaxhon biznesin e babait të tij, Donald Trump, prej nëntë vitesh, ka arritur një pasuri të konsiderueshme, duke arritur një vlerë neto prej rreth 400 milionë dollarësh, më shumë se çdo vëlla e motër tjetër në familje. Megjithëse ai nuk zotëron asnjë pjesë të pronësisë së njohur të Trump Organization, Eric ka përfituar nga bizneset e reja që shfrytëzojnë famën politike të babait të tij.

Shumica e pasurisë së tij vjen nga American Bitcoin, një kompani që minon dhe ruan kriptovaluta. Deri në fund të shtatorit, kompania mbante 3 mijë e 418 Bitcoin, vlerë rreth 320 milionë dollarë, ndërsa pjesa e Eric prej 7.3% vlerësohet rreth 160 milionë dollarë. Ai është gjithashtu bashkë-themelues i World Liberty Financial, që ka shtuar edhe rreth 135 milionë dollarë në pasurinë e tij.

Eric-u filloi aventurën e tij me kriptovaluta me American Data Centers, që më pas u bashkua me Hut 8 për të krijuar American Bitcoin dhe më pas me Gryphon, një kompani publike e minimit të Bitcoin. Qëllimi i kompanisë është të zgjidhë puzzle-t e Bitcoin sa më lirë të jetë e mundur dhe të rrisë stoqet e saj.

Megjithëse vlera e aksioneve të tij ka pësuar luhatje të mëdha, duke rënë këtë javë në 2.39 dollarë për aksion, Eric-u mbetet i përkushtuar në industrinë e kriptomonedhave dhe pretendon se nuk ka ndërmend të shesë aksionet e tij.

Përveç kriptove, Eric ka përfituar edhe nga marrëveshjet e licencimit dhe menaxhimit të Trump Organization, duke përfshirë tregje të reja në Dubai, Arabinë Saudite, Vietnam, Katar, Indi, Rumani dhe Maldivet. Ai zotëron gjithashtu prona luksoze në Florida dhe New York, dhe aksione në firma të ndryshme financiare që kanë mbështetur investimet e tij dhe të vëllait të tij.

Me këtë pasuri dhe eksperiencë, Eric Trump duket se po ndjek modelin e babait të tij, duke përdorur famën politike dhe biznesin për të ndërtuar një status më të qëndrueshëm si miliarder, ndërsa nuk përjashton mundësinë e një karriere politike në të ardhmen.