Ballina Politika ‘Janë qindra dhe mijëra demokratë që…’, Salianji: PD duhet të ripërtërihet

‘Janë qindra dhe mijëra demokratë që…’, Salianji: PD duhet të ripërtërihet

23
0

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zbuloi se me lëvizjen që ka ndërmarrë synon rizgjimin e forcës së tij politike. “Dhe besoj se kjo ka ndodhur. E ka realizuar qëllimin ky format. PD sot është më aktive, më e zgjuar, është më shumë prezente në media dhe pa diskutim një ndryshim ku disa kritere duhet të përcaktohen, se si avancohet karriera në PD. Nëse janë primaret, apo votat, çfarëdolloj kriteri të vendoset”, tha Salianji.

Sipas tij, ajo që është më e rëndësishme është një pakënaqësi për shkak të neglizhencës apo braktisjes së demokratëve nga drejtues të caktuar në zona të caktuara. “Janë qindra dhe mijëra demokratë që mendojnë si unë që PD duhet të ripërtërihet”, shtoi ai.

Salianji tha se opozita nuk po arrin të kapitalizojë mbi skandalet e qeverisë. “E mbani mend çfarë bënë socialistët për një video të Ilir Metës. Ndërsa opozita tani nuk po arrin të kapitalizojë. Për shkak të ndalimit për të kandiduar në Parlament, unë kam folur në platformat e mia në rrjetet sociale dhe në takime me njerëzit”, u shpreh ai.