Ballina Kulturë Shqipëria dhe Greqia nderojnë poetin dhe ish-diplomatin Daut Gumeni

Shqipëria dhe Greqia nderojnë poetin dhe ish-diplomatin Daut Gumeni

31
0

“Daut Gumeni, jeta dhe vepra e tij nga diplomacia në burgjet e komunizmit”, u titullua simpoziumi i zhvilluar në qendrën kulturore të bashkisë së Athinës prej Autoritetit të Dosjeve dhe Ambasadës Shqiptare në Greqi, në nder të ish-diplomatit dhe poetit Daut Gumeni.

Vetë Gumeni ka rrëfyer historinë e tij, sukseset në karrierën diplomatike, por edhe vuajtjet në burgjet e regjimit komunist.

Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga theksoi rëndësinë e figurës së Daut Gumenit si një prej simboleve të diplomacisë dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe rëndësinë e studimit të këtyre figurave pikërisht për vlerat e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm.

Të pranishëm në event ishin edhe ish-ambasadorë grekë në Shqipëri gjatë këtyre viteve, si dhe gazetarë grekë, pasi figura e Gumenit është mjaft e vlerësuar në Greqi.

Gjatë eventit u interpretuan fragmente nga vepra e Gumenit në shqip dhe greqisht për të gjithë të pranishmit.