Administrata tatimore vijon perfomancën pozitive sa i takon rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Në muajin Nëntor, të ardhurat nga tatimet regjistrohen në 36 miliardë lekë apo rreth 360 milionë euro, duke kapërcyer me rreth 12.3 % në raport me në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Rritja regjistrohet në 4 miliardë lekë apo 40 milionë euro në raport me Nëntor 2024, ndërsa në raport me planin ka një rritje prej 590 milionë lekësh apo 1.7 % më shumë.
Kjo shifër ka vijuar në trendin pozitiv të muajve të verës, ku pavarësisht faktit se sezoni veror dhe efekti i turizmit masiv nuk është më prezent, sërish tregon konsum të lartë, duke qenë se peshën kryesore në të ardhura dhe në rritje e zë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Në 11 mujor tatimet kanë mbledhur 250 miliardë lekë në total, me një rritje të konsiderueshme në raport më janar-nëntor 2024, prej 43 miliardë lekësh.
Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar, çka është reflektuar në TVSH-në e brendshme dhe tatimin mbi fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në të ardhurat tatimore, cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim.
Fushata për faturimin elektronik dhe kontrollet e shumta në terren duke se ka dhënë kontribut në formalizim dhe rritjen e të hyrave tatimore. Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka ndikuar në këtë performancë.







