Lady Gaga nuk po shkëlqen vetëm në skenën muzikore, por edhe në jetën personale.
Pas më shumë se katër vitesh lidhjeje, këngëtarja e superhitit “Shallow” është e fejuar me Michael Polansky, një emër i fuqishëm në botën e teknologjisë dhe inovacionit.
Polansky, 42 vjeç, është CEO dhe sipërmarrës i fushës së teknologjisë, me studime në Harvard në shkencat kompjuterike dhe matematikë të aplikuar.
Ai drejton Parker Foundation, një organizatë bamirësie e fokusuar në kërkime mjekësore, shkencë dhe teknologji, e krijuar në bashkëpunim me Sean Parker, bashkëthemelues i Facebook.







