Ballina Sport Barcelona do transferimin e Schlotterbeckut, por ka disa dyshime te gjermani

Barcelona do transferimin e Schlotterbeckut, por ka disa dyshime te gjermani

43
0

Barcelona ka shprehur interes serioz për Nico Schlotterbeck, por brenda klubit ende ekzistojnë disa dyshime rreth përshtatjes së tij në Camp Nou.

E ardhmja e qendërmbrojtësit gjerman po bëhet një temë e nxehtë te Borussia Dortmund, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe deri tani 26-vjeçari ka hezituar ta rinovojë. Interesimi i madh nga klubet e mëdha e bën situatën edhe më delikate. Përveç Bayern Munich, i cili po e monitoron nga afër, epërsinë aktualisht duket ta ketë Barcelona.

Katalanasit janë në kërkim të një mbrojtësi teknik, që luan me këmbë të majtë dhe që të përshtatet me stilin e tyre të lojës.

Për më tepër, marrëdhënia e mirë mes Schlotterbeck dhe trajnerit Hansi Flick e bën opsionin edhe më tërheqës, të paktën në letër.

Megjithatë, te Barça ekziston një dilemë kryesore: a përshtatet gjermani me futbollin e presingut të lartë dhe linjave të avancuara?Gazeta gjermane Bild shkruan se te katalunasit ka disa dyshime.

“Shefat e klubit të Barcelonës së pari duan të kontrollojnë nëse Schlotterbeck është ideal për futbollin me presing të lartë dhe linja të larta. Ata e dinë se mbrojtësi do të duhet të përshtatet taktikisht”, shkruan Bild.

Dortmundi shpesh mbrohet më thellë, dhe Schlotterbeck shkëlqen veçanërisht në struktura të organizuara fort, siç u pa edhe gjatë rrugëtimit drejt finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2023 kundër Real Madridit (0-2).

Kjo e bën Barcelonën të mendohet dy herë, para se të ndërmarrë një hap të madh për transferimin e mbrojtësit gjerman.