Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë më lirë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti vlera produkteve ushqimore të ardhur ishin 1.42% më të lira sesa tremujori paraardhës. Por rënie nuk pasqyrohet tek qytetarët pasi norma e inflacionit në bazë mujore për periudhën korrik-shtator për grupin e ushqimeve ka qënë 1.5%.
“Mund të themi që këtu ka manipulim ose rritje të normës së fitimit nga ana e tregatrëve që bëjnë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë pasi cmimet e ushimeve në Shqipëri janë afruar ose janë baraz me çmimet e produkteve ushimore në Europë dhe ky është një handicap shumë I madh duke marr parasysh të ardhuart e shqiptarëve” shprehet eksperti për bujqësinë Gjok Vuksani.
Sipas INSTAT, tashmë sasia e produkteve bujqësore që importohen në Shqipëri janë 3 herë më të larta me sasinë që vendi eksporton në tregjet e huaja duke theksuar gjithmonë e më shumë varësinë e qytetarve shqiptarë nga ushimet e huaja.
“Pothuajse jemi kthyer 10 vite më përpara që ishim në raportin 3/1. Kjo vjen kryesisht si pasojë e kërkesës ku ka ndikuar turizmi dhe mungesa e kompensimit të produkteve shqiptare “Made in Albania”. Pra bujqësia nuk po i përgjigjt kërkesës çka bërë që sytë të hidhen nga importi”, tregon në të tjera zoti Vuksani.
Për të ndalur rritjen e cmimeve të prodhimit vendas dhe për të nxitur eksportet shqiptare qeveria ka përfshirë në paketën fiskale rimbursimin me 10% të faturës që fermerët do të dorëzojnë tek grumbulluesit apo përpunuesit./vizionplus.tv



