Ballina Kronika DURRES/ drejtim automjeti i dehur, pa leje, rrahje dhe largim nga banesa,...

DURRES/ drejtim automjeti i dehur, pa leje, rrahje dhe largim nga banesa, Policia arrestime dhe procedim penal

47
0

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 39 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Manëz–Kameras, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 39-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës. Motomjeti që drejtonte 16-vjeçari u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. S., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte një 65-vjeçar.

Më datë 06.12.2025, shtetasi M. T., ka kallëzuar se ishte larguar nga banesa babai i tij, shtetasi P. T., 73 vjeç, banues në Durrës. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.