Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se ka kaluar mbi një vit qëkur Berisha doli nga masa e sigurisë së arrestit të shtëpisë dhe ende nuk ka “pastruar” PD-në nga figura dhe anëtarë të caktuar.
Sipas Murrizit, ky mosveprim i ka bërë shumë dëmë partisë më të madhe opozitare në vend.
“U mbushën një vit e dhjetë ditë nga data 27 nëntor i vitit 2024, kur Z. Berisha doli nga arresti i shtëpisë dhe përpara PD-së deklaroi:
‘ZOTI KA THËNË QË TË KTHEHEM UNË, DUHET TË PASTRONI SHTËPINË,
NE DO TA PASTROJMË SHTEPINË TONË’
Mirëpo prej 375 ditësh, jo vetëm që nuk denjoi të kapë kurrë “ fshesën” me dorë, por mori lopatën dhe nuk la M… pa futur brenda shtëpisë që do pastronte.
Tani që u mësuan me këtë erë nuk ka botë komunaleje që mund ta pastrojë.
Në vend të revolucionit të shtatorit, ka nisur foltorelvolucioni i dhjetorit”,-shkruan Murrizi.







