Ballina Kosovë E rëndë/ Gjendet e mbytur një grua shtatzënë në lumë, ja çfarë...

E rëndë/ Gjendet e mbytur një grua shtatzënë në lumë, ja çfarë dyshohet

67
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në komunën e Klinës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Lumbardh.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Sipas zëdhënësit të policisë, trupi është lokalizuar rreth orës 13:30 në fshatin Grabanicë. Viktima është gjetur rreth 13 kilometra larg urës së fshatit dhe vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.