Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili është dhe një ndër mbështetësit kryesore të fermerëve, ka kritikuar ashpër skemën aktuale të kompensimit të TVSH-së dhe politikat, të cilat sipas tij prej shtatë vitesh janë duke dëmtuar prodhimin vendas.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se problemi i krijuar që prej vitit 2018 vazhdon të mbetet i pazgjidhur, ndonëse të gjithë kolegët e tij ligjvënës e kanë kuptuar dëmin, por nuk po kërkojnë t’i japin zgjidhje.
Ai nënvizon se skema e kompensimit për TVSH-në e paguar nga bujqit për inputet bujqësore nuk ka asnjë lidhje me TVSH-në e transaksioneve të shitjes dhe blerjes, duke shtuar se ky ngatërrim prej vitesh ka lënë pas pasoja të rënda.
Sipas Braçes, skema aktuale është e kufizuar dhe godet shumicën e fermerëve, duke përqendruar prodhimin bujqësor vetëm në disa duar. Ai e cilëson të padrejtë faktin që biznesi i vogël dhe tregjet publike përjashtohen nga blerjet dhe shitjet me kompensim për bujqit, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për prodhuesit e vegjël.
Teksa më tej thekson se posti i tij politik dhe “karrigia” e deputetit nuk kanë rëndësi përballë sigurisë ushqimore dhe mbështetjes ndaj fermerëve.
Postimi
“Dje ne mbremje, nje mik me coi nje titull per te lexuar; Ne te thuhej se te besh kete llogari eshte OPOZITE-OPOZITARIZEM dhe se kjo do me jape kosto politike; Mire, dakord une do marre kosto politike e nuk do jem me neper lista pas kater vitesh; Po demin qe po shkaktohet ne fshat, demin ne bujqesi e blegtori, e mendon kush??; Po koston e forte politike qe po merr kjo PARTI, PARTIA IME ne fshat, e mendon kush?? Pa kerrige jeton mor jeton, por pa ushqimin e mire te bujkut, behet e veshtire!”, shkruan Braçe.
KUR KAM TE DREJTE, KAM TE DREJTE!
Edhe nje here per BUJQIT, PRODHIMIN VENDAS, USHQIMIN E TE GJITHEVE;
7 VITE I PROVUAR DEMI NE CDO KILOGRAM PRODHIM;
Te gjithe vendimmarresit-edhe ata qe nuk dine, e kane kuptuar tashme, por NUK DUAN TE ZGJIDHIN;
Dua shume qe shkaku te jem une, JO BUJQESIA;
Ai qe e beri kete ne 2018en, tani qe ka kohe boll sheh e degjon dhe qesh, edhe ai e di pse e beri dhe duket ka qene infektues.
1. Skema e KOMPESIMIT TE BUJKUT per TVSH E PAGUAR PER IMPUTET BUJQESORE, eshte krejt e ndryshme nga TVSH QE PAGUHET NE CDO TRANSAKSION TE SHITJES E BLERJES SE PRODUKTIT BUJQESOR E BLEGTORAL;
Ai qe e ngaterroi ne 2018en ka lene litarin jashte.
2. Skema e KOMPESIMIT TE BUJKUT per TVSH E PAGUAR PER IMPUTET BUJQESORE, eshte e vogel, e kufizuar, e pamjaftueshme per BUJKUN, goditese per shumicen dhe perqendron prodhimin bujqesor e blegtoral ne disa duar, vetem disa, kur perjashton biznesin e vogel dhe tregjet publike nga blerjet e shitjet me kompesim per bujqit.
3. Ne shtyllen tjeter, TVSH NE CDO TRANSAKSION SHITJE E BLERJE ne tregun e brendshem apo per perpunim, FAVORIZON PRODHIMIN VENDAS VETEM NE NJE RAST:
KUR GRUMBULLUESI ULE CMIMIN E PRODHIMIT TE BUJKUT DHE RRIT CMIMIN E PRODUKTIT TE FRESKET OSE TE PERPUNUAR TEK KONSUMATORI, QYTETAR ME SE SHUMTI!
Kjo ndodh cdo dite prej 7 vitesh.
KJO ESHTE E VERTETA DHE KJO ESHTE LLOGARIA, NUK KA NJE TJETER!
Dje ne mbremje, nje mik me coi nje titull per te lexuar;
Ne te thuhej se te besh kete llogari eshte OPOZITE-OPOZITARIZEM dhe se kjo do me jape kosto politike;
Mire, dakord une do marre kosto politike e nuk do jem me neper lista pas kater vitesh;
Po demin qe po shkaktohet ne fshat, demin ne bujqesi e blegtori, e mendon kush??;
Po koston e forte politike qe po merr kjo PARTI, PARTIA IME ne fshat, e mendon kush??
Pa karrige jeton mor jeton, por pa ushqimin e mire te bujkut, behet e veshtire!







