Ballina Lifestyle Maxx Morando, i fejuari i Miley Cyrus, jetonte me prindërit kur nisi...

Maxx Morando, i fejuari i Miley Cyrus, jetonte me prindërit kur nisi romanca e tyre

0
28

I fejuari i Miley Cyrus, Maxx Morando, jetonte ende në shtëpinë e prindërve kur çifti nisi romancën e tyre katër vjet më parë.

Lajmi u bë i ditur nga Page Six, vetëm pak ditë pasi këngëtarja 33-vjeçare zbuloi unazën e fejesës në premierën e filmit Avatar: Fire & Ash.

Morando, 27 vjeç, i cili është rritur në një familje të lidhur me industrinë e argëtimit me babain producent televiziv dhe nënën koordinatore prodhimi kishte pasur vetëm dy lidhje serioze para Cyrusit. Sipas burimeve, ai është i qetë, argëtues dhe një djalë shumë i dashur.

Propozimi ndodhi gjatë një udhëtimi në Japoni. “Nuk më surprizon lehtë, por këtë herë u dorëzova plotësisht”, tha Cyrus në Good Morning America, duke shtuar se partneri i saj ka qenë një pjesë thelbësore e rritjes së saj personale gjatë këtyre katër viteve, shkruan DailyMail.

Edhe nëna e saj, Tish Cyrus, ka folur me krenari për marrëdhëniet e vajzave të saj, duke theksuar se Miley ka zgjedhur me kujdes partnerin e duhur.

Ndërkohë, këngëtarja ka treguar edhe për dallimet e vogla mes tyre nga mënyra si janë rritur deri te kujdesi për qenin e tyre por, thotë se të dy ndajnë të njëjtin humor dhe të njëjtën qasje pozitive ndaj jetës.

“Ne nuk e marrim jetën shumë seriozisht”, tha Miley, duke e përshkruar Morandon si dikë që e mbështet dhe e inkurajon në çdo hap.