Lando Norris është bërë kampioni i botës në Formula 1 për herë të parë, pasi përfundoi i treti në Çmimin e Madh të Abu Dhabit.
26-vjeçari bëhet kampioni i 11-të botëror i F1 për Britaninë dhe është piloti i parë i MeKlaren që fiton titullin, qysh nga Hamilton në vitin 2008.
Norris, në fund të sezonit të tij të shtatë në nivelin më të lartë, i jep fund mbretërimit katërvjeçar të Vershtapen dhe merr një sukses të rëndësishëm.
“Faleminderit. Ju i keni bërë ëndrrat e mia realitet, faleminderit shumë”-tha Norris pas garës. Për t’u theksuar se ky sezon i Formula 1 ka qenë mjaft i luftuar dhe gjithçka u vendos në fund.







