Ballina Sport Pas krizës te Liverpool, ku do të përfundojë Salah?

Pas krizës te Liverpool, ku do të përfundojë Salah?

32
0

Mohamed Salah po kalon momente të vështira te Liverpool, pasi është lënë jashtë formacionit titullar në tri ndeshjet e fundit dhe ndihet i fajësuar padrejtësisht për formën e dobët të skuadrës.

Pas barazimit 3-3 ndaj Leeds, ku qëndroi në stol gjatë gjithë takimit, egjiptiani dha një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se mund të largohet nga klubi pas AFCON dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot është prishur.

Salah, 33 vjeç, rinovoi kontratën në prill dhe fiton rreth 400 mijë paund në javë, çka e bën largimin e tij të vështirë për shumicën e klubeve evropiane.

Megjithatë, sipas raportimeve në Angli, klubet e Saudi Pro League janë të gatshme të financojnë një ofertë të madhe për yllin egjiptian, i cili më herët ishte i lidhur ngushtë me Al Hilal dhe Al Ittihad, shkruan Gazeta Express.

Negociatat në janar mund të komplikohen nga pjesëmarrja e tij në AFCON, por interesimi i Arabisë Saudite mbetet i fortë. Vetë Salah ka pranuar më parë se transferimi i tij në SPL “do të kishte ndodhur” nëse nuk do të rinovonte me Liverpool-in.