Ballina Politika Rama vijon presionin ndaj GJK – I është prishur linja e firmave...

Rama vijon presionin ndaj GJK – I është prishur linja e firmave për tenderat, pas Ballukut mbron edhe kreun e ARRSH dhe të KESH

37
0

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut për shkak të abuzimeve dhe aferave korruptive me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Në podkastin e tij, kreu i qeverisë tha se çështja është çuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi siç thotë ai është një betejë institucionale për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve.

Ndërkohë që GJKKO ka qene shumë e qartë në vendimin e saj dhe ka paraqitur arsyet edhe të marrjes nën hetim por edhe arsyet e pezullimit të zëvendëses së Ramës.

Rama këmbëngul duke thënë së çuarja e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese nuk është presion. Ndërkohë që ditë për ditë që nga dita e parë e pezullimit të Ballukut ai nuk ka lenë gur pa levizur, e media pa dalë që të komenetojë dhe të mbrojë vartësen e tij. Pasi siç duket e ka kuptuar se prangat pas Ballukut janë për të. E di shume mirë se atë që po hetojnë aferat e shumta ta Ballukut janë të qartë se pas këtyre aferave qëndron vetë Edi Rama.

Rama në daljen e fundit foli edhe për dy vartësit e Ballukut, kreun e ARRSH dhe te KESH-it, te cilët janë me mase arrest shtëpie.

Sipas tij janë lëne pa koke edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin. Por harron Rama që ata janë nën këtë masë sepse ka një vendim gjykate. Pra dashur pa dashur ai po kementon dhe po vë në presion  si kryeministër, gjykatat e vendit të cilat kanë marrë një vendim pas kërkesës së SPAK që vijon hetimet për aferat e shekullit të zëvendëses së tij dhe vartësve të saj.

“Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it.  Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Evropës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejtën e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër”, tha Rama.

Duket se Ramës i është prishur linja e firmave të tenderave dhe korrupsionit pa asnjë lloj debati. Prandaj ka edhe këtë reagim. Pasi Balluku që bindej verbërisht të firmoste çdo gjë, kishte edhe vartësit e saj që po ashtu verbërisht firmosnin çdo vjedhje, tani Rama nuk ka se me kë të firmosë projektet e tij për të cilat thotë se është lodhur shumë…

Reagimi i Rames:

Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.

Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykatës, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.

Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet  që mund të bëhen të pallogaritshme.

Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it.  Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër

Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar.