Një tërmet me magnitudë 7 goditi mbrëmjen e sotme një zonë malore dhe me pak banorë midis Alaskës dhe skajit perëndimor të Kanadasë.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 km, pranë bregut, në kufirin midis Alaskës dhe territorit kanadez Yukon, rreth 250 km në perëndim të kryeqytetit të tij, Whitehorse, dhe 370 km në verilindje të Juneau, kryeqytetit të shtetit amerikan të Alaskës.
USGS raportoi gjithashtu dy tërmete pasues me magnitudë 5,6 dhe 5,3, që ndodhën vetëm disa minuta më vonë. Tërmeti ndodhi pranë brigjeve të Paqësorit, por qendra amerikane për paralajmërim për cunami njoftoi se nuk ishte dhënë asnjë paralajmërim për cunami.







