Ballina Bota Trump nderon artistët e mëdhenj në Zyrën Ovale: Ikona që frymëzuan dhe...

Trump nderon artistët e mëdhenj në Zyrën Ovale: Ikona që frymëzuan dhe bashkuan amerikanët

45
0

Fituesit e këtij viti janë aktori Sylvester Stallone, këngëtarët Gloria Gaynor dhe George Strait, grupi rok Kiss dhe aktori-këngëtari Michael Crawford.

Trump i përshkroi ata si një grup “njerëzish të jashtëzakonshëm” që përfaqësojnë “më të mirën e arteve dhe kulturës amerikane”. “I njoh shumicën prej tyre dhe kam qenë fans i të gjithëve”, tha presidenti.

“Ky është një grup ikonash, puna dhe arritjet e të cilëve kanë frymëzuar, ngritur moralin dhe bashkuar miliona amerikanë. Ndoshta klasa më e arrirë dhe më e njohur e të nderuarve të Qendrës Kennedy që është mbledhur ndonjëherë”, tha ai.

Gjatë mandatit të tij të parë, z. Trump kishte injoruar Qendrën Kennedy dhe programin e saj të çmimeve. Por pas rikthimit në detyrë në janar, ai ndërmori disa ndryshime, më e rëndësishmja shkarkimi i bordit të administratorëve dhe zëvendësimi i tyre me mbështetës republikanë që e zgjodhën atë kryetar të bordit. Kjo shkaktoi anulime shfaqjesh nga disa artistë dhe dorëheqje të anëtarëve të stafit.