Ballina Aktualitet Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit,...

Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

45
0

Ura mbi lumin Mat pranë Milotit pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda vitit.

Prej një muaji ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Rreth 60% e punimeve ne bazamentin e saj janë kryer megjithëse prurjet në shtratin e lumit kanë vështirësuar punën ditët e fundit.

Për shkak të dëmeve të mëdha. gjatë sezonit veror specialistët vendosën bllokimin e qarkullimit në këtë urë që I shërben veriu të vendit.

Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata.