Ka ndërruar jetë ish-pronari i Liverpoolit, Tom Hicks.
Hicks, vdiq në moshën 79 vjeçare në Dallas pas një sëmundje të shkurtër.
Amerikani, kishte në pronësi skuadrën e NHL-së, Dallas Stars si dhe Texas Rangers, ku i çoi drejt sukseseve të mëdha.
Vëmendjen kryesore e mori sa ishte pronar i Liverpoolit, por që ishte një nga njerëzit më të urryer nga tifozët, ku u detyrua të shiste atë në vitin 2010.







