Ballina Kuriozitete ​Zogu parahistorik u ngulfat me 800 gurë dhe askush nuk e di...

​Zogu parahistorik u ngulfat me 800 gurë dhe askush nuk e di arsyen

33
0

Një zog parahistorik që jetoi 120 milionë vjet më parë, ka lënë paleontologët me një mister mjekësor të çuditshëm.

Fosili i kësaj krijese me madhësinë e një harabeli ka zbuluar një shkak tronditës vdekjeje – ajo u mbyt me më shumë se 800 guralecë të vegjël të ngulur në fyt.

Ky zbulim i pazakontë ngre pyetje të shumta mbi dietën dhe sjelljen e zogjve parahistorikë, veçanërisht pasi një rast i tillë është i paregjistruar në speciet moderne, shkruan Science Alert.

“Është e vështirë të dish shkakun e vdekjes nga të dhënat fosile. Por, ndërsa nuk e dimë pse ky zog i hëngri të gjitha ato gurë, jam mjaft i sigurt se konsumimi i një sasie kaq të madhe të tij i shkaktoi mbytjen, dhe kjo është ajo që e vrau zogun e vogël”, tha paleontologu Jingmai O’Connor nga Muzeu Field në Çikago.

Fosili i specieve të zbuluara rishtazi, i quajtur Chromeornis funkyi, tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve sapo u zbulua në Muzeun Shandong Tianyu në Kinë.

Ai u ruajt në Formacionin Lagerstätte, një lloj shkëmbi sedimentar që ruan mbetjet me saktësi të jashtëzakonshme, duke përfshirë indet e buta.

Këto detaje i lejuan shkencëtarët ta vendosnin Chromeornis në pemën evolucionare. Ishte një krijesë e vogël që peshonte rreth 33 gramë, e cila i përkiste familjes së zhdukur Longipterygidae.

Një shqyrtim më i afërt i fosilit zbuloi një grumbullim të madh shkëmbinjsh të vegjël. “Vura re se kishte këtë masë të çuditshme gurësh në ezofagun e tij, menjëherë pranë kockave të qafës”, thotë O’Connor. “Kjo është vërtet e çuditshme, sepse në të gjitha fosilet që unë njoh, askush nuk ka gjetur ndonjëherë një masë gurësh brenda fytit të një kafshe.”

Analiza tregoi se përbërja minerale e gurëve ishte e ndryshme nga shkëmbi në të cilin u gjet fosili, duke konfirmuar se zogu i kishte gëlltitur ato gjatë jetës së tij.

Familjes së zogjve të cilës i përket Chromeornis i mungon një mulli gastrik, pjesa muskulore e stomakut që bluan ushqimin. Përveç kësaj, sasia dhe vëllimi i gurëve ishin shumë të mëdha për një zog të madhësisë së tij.

“Ne gjetëm mbi 800 gurë të vegjël në fytin e këtij zogu, shumë më tepër sesa do të prisnim te zogjtë e tjerë me stomak. Bazuar në dendësinë e tyre, disa nga këta gurë nuk ishin në të vërtetë gurë, ata dukeshin më shumë si topa të vegjël balte. Mund ta themi shumë qartë se këto gurë nuk u gëlltitën për të ndihmuar zogun të bluante ushqimin e tij”, shpjegon O’Connor.

Mundësia tjetër, të cilën shkencëtarët e konsiderojnë më të mundshmen, është që Chromeornis ishte i sëmurë. Disa zogj modernë dihet se gëlltisin gurë ose dhe për të rimbushur lëndët ushqyese ose për të nxjerrë parazitët, raporton kp.

Chromeornis dhe e gjithë familja e tij e zogjve u zhdukën 66 milionë vjet më parë. Hulumtimi u botua në revistën Palaeontologica Electronica.