Ballina Europë Hija vjen nga e shkuara, Gjermania ultimatum Rusisë: Dimë dhe ne të...

Hija vjen nga e shkuara, Gjermania ultimatum Rusisë: Dimë dhe ne të shkatërrojmë

21
0

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt ka deklaruar se Gjermania po përballet me sulme të shumta çdo ditë. Dobrindt theksoi se këto sulme janë në shkallë të lartë që e sulmet kibernetike.

“Po përjetojmë sulme kibernetike, anashkalimin e sanksioneve, zjarrvënie, të gjitha në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë, Gjermania është shënjestër e sulmeve hibride çdo ditë”, tha ai.

Dobrindt e ka cilësuar intensitetin e sulmeve si një test stresi për demokracinë.

Ai theksoi se Gjermania do të ashpërsojë përgjigjen e saj ndaj sulmeve. Sipas tij nuk duhet harruar që edhe Gjermania di të sulmojë dhe shkatërrojë.

“Kushdo që na sulmon në hapësirën kibernetike duhet të jetë i vetëdijshëm: ne do të mbrohemi në të ardhmen! Mos harroni, dimë edhe ne të sulmojmë e të shkatërrojmë,” theksoi ai.

Drejtor i Policisë Federale Kriminale, Holger Munch gjithashtu theksoi se demokracia është nën presion nga brenda dhe nga jashtë. Së fundmi qeveria gjermane vendosi që Bundeswehri do të lejohet të rrëzojë dronë që futen në territorin gjerman.