Në Foltoren e opozitës të organizuar përpara Kryeministrisë, fillimisht kanë mbajtur fjalën qytetarët të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyreve për gjendjen e vështirë në Shqipërisë, për mungesësn e mbështetjes nga qeveria.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministri Rama dhe Belinda Ballukut. Në Foltore ka mbajtur fjalën edhe Igli Cara, i cili theksoi se korrupsioni është në nivele alarmante.
“Drejtësia duhet të triumfojë dhe nuk duhet të jemi të gatshëm.Sot si atëherë liria kërkon të jemi të gjithë bashkë pët të shporrur njëherë emirë Ramën. Kini besim miq, ne do të fitojmë e drejta do të fitojë”, tha Igli Cara.
Në fjalimin e mbajtur në foltoren e organizuar para kryeministrisë, deputeti i PD i qarkut të Durrësit, Igli Cara u shpreh se në Ditën e Lirisë, më 8 dhjetor, të gjithë pyesin veten nëse janë të lirë pas 35 vitesh kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse.
Cara tha se si mund të flitet sot për liri, kur një zv.kryeministre si Belinda Balluku, e kapur në korrupsion vijon në detyrë dhe mbrohet nga Rama.
“A mund të flasim për liri kur me dosje në hetim, vazhdon dhe zv/kryeministrja e këtij vendi që mbrohet nga Rama, rast unik në botë kur zv/kryeministrja e kapur në detyrë vazhdon është në detyrë”, tha Cara.
Igli Cara: Sot me të drejtë të gjithë bëjmë pyetjen a jemi vërtet të lirë? A jemi të lirë kur tregu sundohet nga miqtë e Ramës? A jemi të lirë kur pushteti ekonomik i jep pushtet vetëm një grushti njerëzish afër Ramës.
A jemi vërtet të lirë kur vota blihet, kur administrata kërcënohet, kur bandat bëjnë ligjin. A mundet të flasim për liri kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse dhe kur ministra, zv/ministra, drejtorë, kryetarë bashkish janë dënuar apo janë në radhë për burg.
A mund të flasim për liri kur me dosje në hetim, vazhdon dhe zv/kryeministrja e këtij vendi që mbrohet nga Rama dhe ky është një rast unik në botë një zv/kryeministre e kapur në detyrë vazhdon është në detyrë. Korrupsioni është dhunë ndaj së drejtës, dhunë ndaj mundësive të cdo qytetari që përpiqet të ndërtojë jetën e







