Ballina Lifestyle “Miley Cyrus, vajza ime biologjike”- Gruaja pretendon se është nëna biologjike e...

“Miley Cyrus, vajza ime biologjike”- Gruaja pretendon se është nëna biologjike e këngëtares: E solla në jetë kur isha 12-vjeçe! Billy Ray: Absurde

21
0

Babai i Miley Cyrus, Billy Ray, i ka quajtur pretendimet e një gruaje që pretendon të jetë nëna biologjike e këngëtares “të rreme dhe absurde”.

Një grua me emrin Jamie Lee pretendoi se e kishte lindur këngëtaren në moshën 12-vjeçare në një padi të ngritur në maj, të siguruar nga Daily Mail.

Lee pretendoi se kishte hyrë në një “marrëveshje private adoptimi” me Billy Ray Cyrus dhe nënën e Miley Cyrus, Tess Cyrus, por pësoi një “krizë të rëndë emocionale”, sipas saj, babai i këngëtares i falsifikoi kushtet e marrëveshjes.

Sipas të njëjtit informacion, gruaja pretendoi se marrëveshja e birësimit përcaktonte që asaj do t’i lejohej t’i jepte Miley-t emrin e saj dhe të punonte si dado dhe mësuese pianoje.

Jamie Lee akuzoi Billy Ray-n dhe Tees-in për “shkelje të kontratës, mashtrim dhe dredhi, shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional dhe ndërhyrje të paligjshme në të drejtat prindërore”.

Siç raporton, gjithashtu pretendoi se Billy Ray dhe ish-gruaja e tij i ndërprenë të gjitha kontaktet me të dhe “kërcënuan të telefononin policinë” pasi lindi Miley Cyrus, sipas një deklarate që ajo paraqiti në qershor

Lee kishte kërkuar testin e ADN-së së Miley dhe prindërve të saj, si dhe një shqyrtim të ligjshmërisë së birësimit të supozuar, varësisht nga rezultatet. Megjithatë, kërkesa e saj për një gjyq u refuzua në tetor.

“Gjykata e rrëzoi padinë dhe i dha Cyrus kompensimin e tarifave si edhe shpenzimeve të arsyeshme dhe të nevojshme të avokatit ”, thuhej në deklaratë.

Billy Ray dhe Tish kanë tre fëmijë së bashku: Miley, Brayson dhe Noah. Ish-çifti u divorcua në vitin 2022 pas gati 28 vitesh martesë.