Ballina Politika “Sokol Olldashi na paralajmëroi”, Elezi: PD është subjekt politik i i familjes...

“Sokol Olldashi na paralajmëroi”, Elezi: PD është subjekt politik i i familjes Berisha

25
0

Ish-kryetar i PD Kukës, Ibsen Elezi, është shprehur se Partia Demokratike është një parti e vdekur dhe se është kthyer në parti familjare të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Elezi tha gjithashtu se diçka të tillë e paralajmëroi edhe Sokol Olldashi para se të ndërronte jetë, në momentin që sipas tij, gara në PD u deformua.

“Këto bëjnë këtë lëvizjen, por ça do fitojnë në fund? Vetëm që të shkojnë Salianji dhe Alimehmeti në një moment të dytë për të pasur një pozicion politik. Por lëvizjet janë bërë për të bërë ndryshime rrënjësore. Për të vendosur sistemin e rregullave demokratikë pa të cilën nuk funksionon loja.

Dhe pasi të vendosim rregulla demokratikë, atëherë mund të flasim për lojë dhe për garë. Është vrarë aq keq situata me Bashën dhe Berishën në vijim, duke shkatërruar funksionimin institucional, tani është bërë si ai peshku i Hemingueit, që kur e nxorrën në breg i kishte mbetur vetëm skeleti. PD e ka marrë rrugën e vetë.

Sokol Olldashi në 2013, në një takim që kam pasur në ditën kur ka shpallur kandidaturën, në një moment po diskutonim në lidhje me kandidimin. E rekomandova që të mos futet në një garë ku ndryshohen rregullat e lojës. Që aty u dallua që kjo parti është një parti e vdekur.

Në fund fitoi Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi në një moment tha se kjo parti do të kthehet në një parti familje. Dhe kjo është parti e familjes së Sali Berishës dhe e grupit të vetë”, tha mes të tjerash Elezi