Ballina Politika 8 Dhjetor 1990/ Kur Sali Berisha falenderonte Ramiz Alinë për themelimin e...

8 Dhjetor 1990/ Kur Sali Berisha falenderonte Ramiz Alinë për themelimin e PD dhe fishkëllehej nga studentët!

41
0

Sali Berisha më 8 dhjetor 1990 u shfaq në podium duke pershendetur shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike.

Ai përshëndeti Ramiz Alinë dhe e vlerësoi atë si një njëri të guximshëm, i cili me atë guxim që udhëhoqi ushtrinë në betejat çlirimtare udhëhoqi vendin edhe në betejat e reja të demokracisë.

Pastaj shtoi se shpresonte që Alia të mbetej mik i Partisë Dëmokratike.
Reagimi i studentëve ishte i ashpër dhe Berisha u detyrua të ndërpriste fjalën.

Ndër vite ka pasur shumë akuza dhe aludime, se njerëzit që themeluan PD-në, janë futur nga Sigurimi i Shtetit.

Gjë që nuk mund të vërtetohet, por thjesht mund të kujtojmë me këtë video, se kur themelohej PD, Sali Berisha falenderonte publikisht Alian dhe kërkonte që ai të ishte mik i kësaj partie.