Ballina Editorial Çfarë e tremb Edi Ramën që po sulmon me mllef prej diktatori...

Çfarë e tremb Edi Ramën që po sulmon me mllef prej diktatori sistemin e drejtësisë?

28
0

Spartak Ngjela

Edi Rama nuk e do dhe nuk e kupton dot se organi suprem në një demokeaci perëndimore është vetëm Gjykata e lirë dhe e pavarur…

Është turp për shtetin shqiptar që ende në Shqipëri ka një kryeministër që nuk e di as ç’është ligji dhe as se çfarë është gjykata në funksion të së drejtës në Shqipëri, por edhe në të gjithë Bashkimin Evropian.

Por ndërkaq po kuptohet qartë se ende Edi Rama nuk e do dhe nuk e kupton dot se organi suprem në një demokeaci perëndimore është vetëm Gjykata e lirë dhe e pavarur.

Por, pse e po godet me një verb prej i injoranti kryeministri Rama pushtetin gjyqësor në Shqipëri? Sepse ende nuk e ka mësuar se çfarë është shteti dhe nuk e di konstitucionalisht se kush është kryeministri dhe cila është gjykata në një shtet demokratik evropiano – perëndimor.

Rama në “luftë” me gjyqtarët, i rikthehet çështjes së pagave pas përplasjeve për Kushtetuesen; sulme ndaj togave të zeza
9 Dhjetor, 15:48
Por po kuptohet se Rama ka frikë nga SPAK. Por duhet ta durojë, se SPAK sot është shpresa e Shqipërisë për të vendosur pushtetin gjyqësor, pushtetin kushtetues dhe Parlamentin e Shqipërisë, në strukturën e fortë të drejtësisë dhe të rendit kushtetues.

Po pse Rama po paraqitet tani publikisht me këtë lloj mllefi diktatorial?

Sepse ai po thotë atë që kanë thënë turqisht e Perandorisë Osmane: Ben kralım – vetëm unë jam. Por nuk do të mund ta rrokë dot këtë.